Barcelona e gjen formulën, ja si do të transferohet Eriksen

Futboll

Barcelona e gjen formulën, ja si do të transferohet Eriksen

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:11
Christian Eriksen

Barcelona mund të përdorë interesin e Tottenhamit në Rafinha për të siguruar nënshkrimin e Christian Eriksen, raporton e përditshmja katalanase ‘Sport’.

Rafinha kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim në Inter, por skuadra e Serie A nuk e ka aktivizuar opsionin e tij të blerjes prej 35 milionë eurosh.

Mesfushori nuk është pjesë e planeve të Barçës, kështu që katalanasit mund të përdorin interesin e Mauricio Pochettinos mbi Rafinhan dhe t’a përfshijë atë si pjesë e një marrëveshjeje për t’a transferuar mesfushorin ofanziv Cristian Eriksen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat