Ronaldo zbulon favoritët e Botërorit të Rusisë

Futboll

Ronaldo zbulon favoritët e Botërorit të Rusisë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:44
Ronaldo Nazario

Ronaldo Nazario, ikona e “Nike”, hapi kutinë e markës sportive në një park qendror në Moskë.

Ai foli për mundësitë e kombëtares së vendit të tij në Kupën e Botës së kësaj vere, që starton të enjten.

“Është koha për ne që të fitojmë. Duhet ta marrim Kupën e Botës përsëri në Brazil”, shtoi ai.

Pesë herë kampionët e Botës e kanë fituar këtë trofe të shumëlakmuar për herë të fundit në vitin 2002.

Legjendja braziliane, gjithashtu, tregoi se favoritët e tjerë për të triumfuar në Rusi, kësaj vere, sipas tij, janë: “Gjermania, që është gjithmonë e fortë, dhe Spanja. Përveç tyre, unë përfshij Argjentinën e Messit dhe Francën, dy ekipe që mund t’i shkojnë deri në fund garës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat