Neuer: Dua edhe një trofe me Gjermaninë

Futboll

Neuer: Dua edhe një trofe me Gjermaninë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:35
Manuel Neuer

Portieri gjerman është kthyer nga një lëndim i gjatë.

Manuel Neuer po pret me padurim të nisë Kampionati Botëror, ku dëshiron të jetë protagonist absolut ashtu si katër vite më parë në Brazil.

Trajneri, Joachim Low, ka vendosur në çastet e fundit, që portieri i Bayernit të jetë në skuadër e madje edhe si titullar gjatë Botërorit.

“Jam shumë mirë dhe nuk e kam humbur besimin. Jam i bindur se do të zhvilloj një turne pozitiv. Kam shumë besim dhe jam shumë i motivuar, portieri nuk duhet të përcjellë frikë te pjesa tjetër e skuadrës”, ka thënë Neuer.

32-vjeçari shpreson të përsërisë suksesin e vitit 2014 dhe thekson se Gjermania është po aq e uritur si katër vite më parë.

“Të gjithë duan të mundin Gjermaninë, edhe kur nuk nisemi si favoritë për ta fituar Botërorin. Kemi më shumë përvojë se katër vite më parë dhe jemi të gjithë të uritur për fitore të tjera”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat