Ja kush e fiton Botërorin sipas Ancelottit

Futboll

Ja kush e fiton Botërorin sipas Ancelottit

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:31
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit ka treguar se kush është favorit sipas tij për të triumfuar në Kampionatin Botëror.

Carlo Ancelotti, bën parashikimin e tij në prag të Botërorit “Rusia 2018”.

Sipas tij, favoritët kryesorë janë ata të përhershmit, por këtë herë e sheh Brazilin me një avantazh ndaj kundërshtarëve.

“Cila skuadër do ta fitojë Botërorin? Unë mendoj se Brazili ka më shumë mundësi, duke parë që trajneri Tite ka ndërtuar një mbrojtje shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Dihen aftësitë fantastike të brazilianëve në fazën sulmuese, kombinimi i dy faktorëve të sipërpërmendur i bën brazilianët favoritë. Kupa e Botës e nxjerr fituesin nga i njëjti grup i vogël skuadrash, që përbëhet nga Brazili, Argjentina, Gjermania ose Spanja. Mëkat që këtë vit nuk do të jetë Italia.”

Në çdo Botëror, në fakt, del një skuadër që befason dhe shkon deri në fazat finale.

“Janë dy skuadra që mund të befasojnë në “Rusia 2018”: Belgjika, me kaq shumë lojtarë cilësorë që luajnë në Premier Liga, dhe Kroacia, që ka një kombinim mes eksperiencës dhe cilësisë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat