A e la Real Madridin për të drejtuar Francën? Rrëfehet Zinedine Zidane

Futboll

A e la Real Madridin për të drejtuar Francën? Rrëfehet Zinedine Zidane

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:08
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka insistuar se nuk e ka lënë postin e trajnerit të Real Madridit që të mund të marrë përsipër drejtimin e kombëtares së Francës. Francezi i mirënjohur e mori vendimin për t’u dorëhequr si trajner i “Los Blancos” vetëm disa ditë pasi i udhëhoqi gjigantët e La Liga-s drejt titullit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

45-vjeçari u lidh shpejt me marrjen e drejtimit të kombëstares së vendit të tij, e cila, sipas Didier Deschamps, konsiderohet në mesin e favoriteve të Kupës së Botës. Por Zidane tha se vendimi i tij për t’u larguar nga Real Madridi nuk kishte të bënte me potencialin për të udhëhequr “gjelat”.

“Gjëja më e rëndësishme është të mbështesim skuadrën e Francës, – tha ai për TF1. – Unë nuk e ndala punën time te Real Madridi për të marrë drejtimin e ekipit të Francës. Unë u ndala për të bërë një pushim. Natyrisht, jam mbështetës i kombëtares franceze. Ne të gjithë duam që ajo të sjellë një titull të dytë nga Botërori i Rusisë”.

Zidane pretendon se ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij të menjëhershme, me një pushim të mirëpritur, të cilit iu gëzua pas një periudhe stresuese, por të suksesshme, në krye të “Santiago Bernabeu”: “Nuk e di se çfarë do të bëj. Gjëja më e rëndësishme është vendimi që kam marrë, pjesën tjetër do ta shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat