Numri 1 i Francës përjashtohet nga hoteli ku është grumbulluar ekipi

Futboll

Numri 1 i Francës përjashtohet nga hoteli ku është grumbulluar ekipi

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 08:51
Noel Le Graet

Rojet e sigurimit kanë përjashtuar përkohësisht presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, nga hoteli ku është akomoduar Equipe Tricolor në Moskë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Francës Didier Deschamps ditën e hënë gjatë një konference për shtyp.

“I jemi nënshtruar masave të rrepta të sigurisë. Madje as presidenti, i cili kishte dalë gjatë paradites, nuk mund të futej më brenda në hotel, megjithëse kishte një akreditim,” tha Deschamps.

Mesa duket fajin për këtë e ka pasur makina e Le Graet, e cilia nuk kishte targat e sigurimit.

Pas një diskutimi, atij iu mohua hyrja në hotel. Aktualisht skuadra e Francës ndodhet në një zonë të mbuluar nga një pyll i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat