Ja kush është Amir Haliti me numër 19 tek FC WINNER - U13

Futboll

Ja kush është Amir Haliti me numër 19 tek FC WINNER - U13

Nga: Xhafer Haliti Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:31
Amir Haliti

Edhe pse në garën për Play-Off 2018, ekipit më të mirë të Kosovës, klubi futbollistik Winner nga Prizreni, u rëndit i dyti pas humbës me penalti nga Fc.Feronikel, HALITI shkëlqu me kontributin e tij të jashtëzakonshëm si mesfushor krahu, dhe shpesh herë edhe si qendër mbrojtës.

Me një shpejtësi të madhe, lëvizje të bukura, dhe taktikë fenomenale HALITI me plotë meritë u zgjedh lojtari më i mirë i klubit gjatë gjithë garës së playoff-it, dhe në bazë të kësaj ai mori besimin e trajnerit që tani e tutje të jetë startues në çdo ndeshje edhe në Ligën Rajonale të Prizrenit.

Të mirat nuk u ndalën me kaq, ku përveq besueshmërisë që morri tek Menaxhmenti i klubit Winner, HALITI ra në sy edhe të shumë trajnerëve të ekipeve tjera kundërshtare, ku normalisht patë dhe oferta të ndryshme, e në një intervistë që zhvilluam me HALITIN, ai theksoi se njëher për njëher është i kënaqur këtu në Winner, dhe që dëshira e tij në të ardhmën është ta ndihmoj ekipin që vitin tjetër Kupa e Play-Off 2019 të vije në Prizren.

HALITI edhe pse njëmbëdhjet (11) vjeçar po cilësohet si një talent i rrallë, që do t'i jep shumë sportit të Kosovës, shpesh her atë e etiketojnë si "MESSI" i Winner, sepse nga gjatësia, flokët, dhe mënyra e organizimit të lojës i përngjanë shumë Leo MESSIT, të Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat