Antoine Griezmann bëhet gati për ta zbuluar vendimin e tij.
Sulmuesi i Atletico Madridit sot pritet të zyrtarizojë vendimin se ku do të luajë në sezonin e ri.
“Mundo Deportivo” shkruan se Griezmann sot do ta konfirmojë vendimin nëse do të vazhdojë të luajë në Madrid apo ka vendosur ta pranojë ofertën e transferimit te Barcelona.
Griezmann do të flasë para gazetarëve në Rusi ku tashmë ka mbërritur me ekipin e Francës para fillimit të Kampionatit botëror.