Neymar me çantë të personalizuar prej arit

Futboll

Neymar me çantë të personalizuar prej arit

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 06:47
Neymar

Neymar tashmë gjendet me bashkëlojtarët e kombëtare braziliane në shtetin rus.

Braziliani do të paraqitet me Brazilin në kampionatin botëror të futbollit, ku do të synojë që vendlindjes t’ia sjell trofeun e gjashtë.

Por, ajo që ka rënë në sy me të aterruar aeroplani dhe posa kanë dal futbollistët, ishte çanta e yllit të Paris Saint-Germain.

Ai mbante në krah çantën e bërë prej arit dhe në të kishte disa fotografi familjare – nënën, babanë, motrën dhe djalin e tij.

Mediat britanike pas një hulumtimi të bërë kanë ardhur në përfundim se një bagazh i tillë, kushton hiq më pak se njëmijë euro.

Lojtari mbetet top lajm në mediat ndërkombëtare pasi që kohët e fundit po raportohet për një rikthim në Spanjë.

Braziliani thuhet se do të transferohet te Real Madridi, e cila gjë do të dihet pas Kupës së Botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat