“Lewandowski do të qëndrojë te Bayern”

Futboll

“Lewandowski do të qëndrojë te Bayern”

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 00:19
Uli Hoeness dhe Robert Lewandowski

Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness e bëri të qartë të ardhmen e sulmuesit Robert Lewandowski.

Sipas tij, nuk ka shans që polaku të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

“Lewandowski nuk do të shitet për 200 milionë euro. Janë lajme të rreme. Nuk kemi ndërmend ta shesim Lewandowskin këtë verë. E përsëris: ai do të vazhdojë të luajë te Bayern”, deklaroi Hoeness.

Ndër klubet e interesuara për Lewandkowskin janë Real Madrid dhe Chelsea, por Hoeness u ka “mbyllur derën” me deklaratat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat