Agjenti ia ofron Real Madridit mesfushorin Alcantara

Futboll

Agjenti ia ofron Real Madridit mesfushorin Alcantara

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:32
Alcantara është lojtarë i akademisë La Masia (Getty Images)

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, thuhet se i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit.

Sipas mediumit Okdiario, një agjent i ish-lojtarit të Barcelonës ishte të premten në Madrid për t’i ofruar reprezentuesin spanjoll kampionëve evropianë.

Ky medium raporton se përgjigja thuhet se ishte pozitive.

Drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu e konsideruan propozimin e agjentit dhe nuk përjashtuan asgjë.

Megjithatë, çdo vendim përfundimtar do t’i lihet trajnerit të ri, i cili pritet të vijë si zëvendësues i Zinedine Zidanes.

Thuhet se edhe Zidane përpara dorëheqjes së tij, kishte diskutuar me drejtuesit e klubit një transferim të mundshëm të Thiagos.

Lexo po ashtu:
[Barcelona kërkon rikthimin e Alcantaras, ofron 50 milionë euro dhe Dignen] Barcelona kërkon rikthimin e Alcantaras, ofron 50 milionë euro dhe Dignen

Një kthim në Barça po konsiderohet gjithashtu, me menaxherin teknik Guillermo Amor që hapi derën publikisht javën e kaluar.

Eduardo Inda, drejtuesi kryesor i mediumit Okdiario, ka zbuluar gjithashtu se Barcelona ka bërë kontakte të drejtpërdrejta dhe janë duke u përpjekur për të ri-nënshkruar me Thiagon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat