Shukri Paçarada u mposht pas 220 minutave

Futboll

Shukri Paçarada u mposht pas 220 minutave

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:03
Pamje nga një ndeshje e asaj kohe

Pjesa e 39-të (edicioni i katërt për Prishtinën 1986-87): Prishtina pas barazimit (0:0) në Beograd dhe fitores në kryeqytet me 3:0 ndaj Sutjeskës nga Nikshiqi, pësuan humbjen e parë në pranverë me 2:0 nga Vardari në Shkup, në ndeshjen e javës së 20-të të elitës së futbollit ish jugosllav. Portieri i talentuar i asaj kohe, Shukri Paçarada, pas 220 minutave pësoi gol.  Kjo ndeshje u zhvillua me 8 mars, ndërsa për Vardarin shënuan Kanatllarovski (40') e Pançev (70'). Në takimin e javës së 21-të, Prishtina si vendas e mundi me 1:0 Radniçkin e Nishit, në një atmosferë impozante në kryeqytet pikërisht me 15 mars të vitit 1987. Futbollisti Zoran Batroviç shënoi për fitoren e madhe, me golin nga penalltia në minutën e 24-të.  Nesër me 12 qershor do të lexoni për sfidën në Split me Hajdukun dhe në kryeqytet me Velezhin.

Java 20

Me 8 mars

Partizani  - Slloboda      3:0

Vardari - Prishtina     2:0

Radniçki - Osijeku       0:0

Hajduku  - Zhelezniçari  1:0

Velezhi   - Dinamo Z     3:2

Sarajeva - Rijeka       0:0

Dinamo V  - Çeliku        1:1

Spartaku  - Buduçnosti    2:0

Tabela

 1.Vardari        24 (24:19)

 2.Partizani      23 (34:14)

 3.Velezhi         21 (44:32)

 4.Hajduku        21 (25:26)

 5.Buduçnosti     19 (28:19)

 6.Osijeku        19 (22:27)

 7.Dinamo Z      17 (29:26)

 8.Radniçki    17 (18:21)

 9.Sutjeska      16 (30:26)

10.Rijeka        16 (32:30)

11.Dinamo V      15 (20:32)

12.C. Zvezda     14 (29:22)

13. Çeliku         14 (28:33)

14.Prishtina      14 (21:28)

15.Spartaku       14 (18:26)

16.Slloboda       13 (24:35)

17.Sarajeva     11 (16:28)

18.Zhelezniçari   10 (33:31)

Java 21

Me 15 mars

Slloboda - Buduçnosti  1:0

Çeliku - Partizan     1:1

Rijeka  - Dinamo V     2:1

Dinamo Z  - Sarajeva     4:0

Zhelezniçari - Velezhi        2:0

Osijeku - Hajduku       0:2

Prishtina - Radniçki  1:0

Sutjeska - Spartaku      2:0

Tabela

 1.Partizani      24 (35:15)

 2.Vardari        24 (24:19)

 3.Hajduku        23 (27:26)

 4.Velezhi         21 (44:34)

 5.Buduçnosti     19 (28:20)

 6.Dinamo Z      19 (33:26)

 7.Osijeku        19 (22:29)

 8.Sutjeska      18 (32:26)

 9.Rijeka        18 (34:31)

10.Radniçki    17 (18:22)

11.Prishtina      16 (22:28)

12.Çeliku         15 (29:34)

13.Slloboda       15 (25:35)

14.Dinamo V      15 (21:34)

15.C. Zvezda     14 (29:22)

16.Spartaku       14 (18:28)

17.Zhelezniçari   12 (35:31)

18.Sarajeva      11 (16:32)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat