Edinson Cavani, sulmues kryeqytetesh

Futboll

Edinson Cavani, sulmues kryeqytetesh

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:01
Edinson Cavani

Edinson Cavani, pas pesë vitesh të kaluara me Paris Saint-Germain, duket se ka vendosur t’i japë fund aventurës në kryeqytetin francez.

Largimi i 31-vjeçarit mund nxitet edhe nga domosdoshmëria e PSG për të gjetur 90 milionë euro brenda 30 qershorit, në mënyrë që të shmangë sanksione nga UEFA.

Problemi, për shumë klube, është rroga 9 milionë euro në sezon e sulmuesit, më shumë se kosto 50/60 milionë euro e kartonit të tij.

E ardhmja e tij mund të vendoset edhe gjatë Botërorit ose para fillimit të tij. Një e ardhme që pritet të jetë në Madrid, kryeqyteti spanjoll, pasi uruguaiani pëlqehet shumë nga trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat