Klopp zgjedh portierin e Liverpool, kushton tre herë më pak se Donnarummma dhe Alisson

Futboll

Klopp zgjedh portierin e Liverpool, kushton tre herë më pak se Donnarummma dhe Alisson

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:45
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka zgjedhur Nick Pope si portierin e Liverpool për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Liverpool ka udhëzuar drejtuesit e klubit të paguajnë 20 milionë euro për të plotësuar kërkesat ekonomike të Burnley.

Klopp e nisi sezonin me Simon Mignolet si titullar, por paraqitjet e tij lanë për të dëshiruar dhe porta iu besua Loris Karius, i cili bëri një paraqitje shkatërrimtare në finalen e Champions League dhe mban përgjegjësi për humbjen 3-1 ndaj Real Madrid.

Pope, i cili do të jetë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2018, është rreth tre herë më i lirë se dy portierët e piketuar nga Liverpool në Serie A, Alisson i Roma dhe Donnarumma i Milan.

Burnley nuk e ka problem largimin e Pope, sepse është riaftësuat Tom Heaton, ai që kishte qenë titullar përpara dëmtimit në shpatull. Me 20-25 milionë euro mund të arrihet marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat