Inter gjen zëvendësuesin e Cancelo-s te Chelsea

Futboll

Inter gjen zëvendësuesin e Cancelo-s te Chelsea

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 06:39
Chelsea

Mbrojtësi i djathtë i Chelsea-t Davide Zappacosta është një opsion për Inter, por Zikaltrit do të duhet ta merrnin në formë huazimi me të drejtë blejre.

Lojtari i përfaqësueses italiane ditën e hënë mbush 26 vjeç dhe është blerë për 25 milionë euro nga Torino verën e kaluar.

Ai kontribuoi me dy gola dhe dy asiste në 38 ndeshje kompetitive për Blutë, por ndryshimi i trajnerit mund ta detyrojë të largohet.

Tuttosport pretendon se Inter i ka vënë syrin Zappacosta-s, sidomos teksa ka të njëjtin agjent me Matias Vecino-n.

Gjithsesi, kosto e këtoj operacioni do të ishte të paktën 20 mln euro, prandaj Inter do të mundohet ta marrë në formë huazimi lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat