Jorginho drejt Cityt, gjatë javës pritet konfirmimi

Futboll

Jorginho drejt Cityt, gjatë javës pritet konfirmimi

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 00:07
Jorginho

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se klubi është në bisedime me Manchester Cityn dhe në ditët në vijim pritet të arrihet marrëveshja për transferimin e tij në Angli.

Klubi anglez ka bërë ofertë prej 40 milionë eurosh plus pesë milionë tjera në formë bonusesh, mirëpo De Laurentiis e ka refuzuar.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se oferta e re është 47 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh që është e përafërt me shifrën e kërkuar nga Napoli prej 60 milionë eurosh.

“Mendoj se marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim. Gjithçka është e mundur, sepse kemi raporte të mira me Manchester Cityn dhe njerëzit e tyre, por duhet të bisedojmë”.

“Akoma nuk kemi arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit, por do të jemi afër përmbylljes, sepse ata kanë bërë një ofertë në ditët e fundit”, ka deklaruar De Laurentiis për Sun Sport.

Agjenti Joao Santos do të arrijë në Mançester të hënën për negociata të avancuara për ta përfunduar transferimin.

Përfaqësuesi i lojtarit e ka bërë të qartë se Jorginho do të jetë i pakënaqur në rast se nuk ndodh transferimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat