Juventus, pranë firmës me mesfushorin e Premier League

Futboll

Juventus, pranë firmës me mesfushorin e Premier League

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:36
Masimilano Allegri

Juventus është shumë pranë marrëveshjes me mesfushorin e Arsenal, Jack Wilshere, pasi futbollisti do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale duke nisur nga muaji 1 korrik, sepse nuk ka rinovuar kontratën me “topçinjtë”.

Arsenal i propozoi një kontratë të re, edhe pse me ulje rroge dhe trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery donte ta mbante në ekip, por lojtari është shumë pranë transferimit në Serie A.

Kësisoj, në të njëjtën mënyrë si mori Emre Can nga Liverpool, me parametër zero, Juventus do të marrë edhe Wilshere.

26-vjeçari, pjesë e Arsenal që nga viti 2001, u la jashtë ekipit anglez për në Kupën e Botës 2018, dhe kjo e ka shtyrë të mendojë për një fillim të ri në karrierën e tij që ka ende shumë për të thënë.

Wilshere shihet si zëvendësuesi i Marchisio, që duket se do të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat