Southgate: Do të kërkojë finalen e Moskës

Futboll

Southgate: Do të kërkojë finalen e Moskës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:21
Southgate: Do të kërkojë finalen e Moskës

Gareth Southgate trajneri i Anglisë  inkurajon organikën që ka në dispozicion të ëndërrojë fort e të synojë asgjë më paksesa Kupën e Botës. Ëndrrat nuk kushtojnë asgjë, ndaj pse jo të jetë ky ekipi që do të bëjë histori të re për Kombëtaren Angleze të Futbollit. Southgate nuk mendon se po i ngarkon lojtarët që ka në dispozicion, duke iu vendosur një objektiv të tillë të pamundur përpara për kompeticion madhor, përkundrazi ai është i bindur se duke i motivuar çudia mund të ndodhë dhe e pamundura mund të bëhet e mundur. 47-vjeçari kërkon një përfaqësuese të uritur për fitore e që do të kërkojë finalen e Moskës, pse jo edhe triumfin në të.

“Detyra ime si teknik është të lejojë njerëzit të ëndërrojnë dhe mëndojnë se ëndrrat janë të prekshme. Pse duhet t’i limitoj lojtarët e mi, t’u them atyre se deri në këtë pikë shkon udhëtimi ynë. Detyra im është t’i karikoj, t’u them se s’ka asgjë të pamundur.  Ne jemi një skuadër e re ne moshë, me uri për fitore, entuziazëm dhe cilësi ndaj do të vazhdojmë të përmirësohemi për të shkuar deri në fazat finale të turneut. Diçka e tillë kërkon përkushtim dhe punë të madhe, por unë i kam provat se kjo skuadër po e përqafon këtë sfidë me veten dhe madje është e aftë ta fitojë atë.” 

Anglia, gjithsesi, nuk është ndër skuadrat e vetme me një organikë të re në moshë. Ekipet më të reja në moshë në Botërorin e Rusisë janë ato të Francës dhe Nigerisë. Tekniku 47-vjeçar ka një kërkesë specifike për ekipin e tij, të harrojë të shkuarën dhe të krijojë të ardhmen e suksesshme. Referuar filozofisë së teknikut Southgate, nëse trofetë do të fitoheshin me optimizëm atëherë, Anglia e tij ka shanse të mira të kalojë jo vetëm fazën e grupeve, por të shkojë edhe në fazat finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat