Krasniqi: Me Vokrrin ishim dhe do të jemi krenarë

Futboll

Krasniqi: Me Vokrrin ishim dhe do të jemi krenarë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:31
Vokrri e Krasniqi

Kryetari i nderit i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi është i prekur thellë në shpirt me vdekjen e presidentit të FFK-së Fadil Vokrri,  legjendës së futbollit.

“Me rastin e vdekjes së papritur të legjendës së futbollit Fadil Vokrri, në emër të gjithë sportistëve të Drenasit, të lojtarëve të KF Ferronikelit dhe në emër tim kryetar nderi i KF erronikelit, ngushëlloj familjen Vokrri dhe farefisin  e tij, institucionet sportive dhe FFK-në, gjeneratën e futbollit te kohës së tij, klubin e futbollit Prishtina, po ashtu të gjithë adhuruesit sportiv të legjendës Fadil Vokrri. Vdekja e papritur e Vokrrit dëshmon se vdekjes nuk i dilet për para, Vokrri ishte dhe është dhe do të jetë lojtari më i mirë që Kosova e kishte, e ka, edhe do të ketë. 

Loja e tij ishte bërë e dashur për të gjithë ata që e dojnë lojën e futbollit. Njeriu ndërron jetë e nuk merr asgjë me veti, ndërsa i ndjeri Vokrri la mbrapa veprimtarinë e tij sportive, krenarinë e gjithë sportistëve, simpatizuesve të lojës së futbollit të Kosovës. Me juve i ndjeri Fadil Vokrri ishim edhe do të jem krenarë gjithë qytetarët e Kosovës. Lavdi në përjetësi”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat