Prishtina publikon diçka të rrallë për Vokrrin

Futboll

Prishtina publikon diçka të rrallë për Vokrrin

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:49
Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri është rrugës për në banesën e fundit të tij. Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër, ndërsa vdekja e tij ka prekur të gjithë. I gjithë opinioni shqiptar ka mbetur i shtangur me lajmin që një legjendë si Vokrri u nda nga jeta.

Është futbollisti shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave dhe këtë e kanë thënë shumë sportistë, analistë e politikanë. Vokrri bëri histori me Prishtinën, me paraqitjet, golat e asistimet bëri për vete gjithë shqiptarët dhe jo vetëm.

Fama e tij më e madhe u arrit sa ishte pjesë e Prishtinës, me numrin nëntë në shpinë. Ishte numri nëntë më i miri në historinë e klubit më të madh shqiptar.

Faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti ka publikuar një foto të pa parë deri më tani të Vokrrit.

Mbishkrimi ishte vetëm nga një figurë me lot në sy, ndërsa Vokrri shihej nga mbrapa me numrin nëntë në shpinë. Pusho i qetë legjendë, i ke përmbushur të gjitha misionet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat