Edhe Galatasaray futet në garë për sulmuesin e Milan…

Futboll

Edhe Galatasaray futet në garë për sulmuesin e Milan…

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Ndërsa shkëmbimi mes Falcao dhe Andre Silva duket më shumë se një realitet, për numrin 9 nga Portugalia ka filluar edhe interesimi i klubeve të tjera, gjithmonë e më shumë në rritje.

I fundit në rend kohor që ka pyetur për sulmuesin e Milan duket se është Galatasaray, sipas asaj që ka bërë të ditur klubi turk në orët e fundit.

Pas vetëm një sezoni, Andre Silva do të largohet nga Milan dhe shpresa e Marco Fassone është që kuqezinjtë të mos humbasin asnjë qindarkë nga 38 milionë euro që investuan në verën e kaluar për ta marrë nga Porto.

Pas Wolverhampton dhe Monaco, tani është Galatasaray që mund të ndihmojë drejtuesin kuqezi në realizimin e misionit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat