Kjo është oferta e fundit e Real Madridit për Neymar

Futboll

Kjo është oferta e fundit e Real Madridit për Neymar

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 22:08
Neymar

Real Madridi shpreson që nga sezoni i ri Neymari të veshë fanellën e bardhë, dhe për këtë është duke përgatitur 350 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Neymari, që në verën e vitit të kaluar u bashkua me PSG-në për 222 milionë euro, është lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu dhe raportohet se Reali mund ta përfshijë edhe Ronaldon në ofertën për të.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Neymari në kontratën e tij shkruan se i lejohet të largohet nga 1 shtatori për 300 milionë euro, por kjo është pas mbylljes së afatit kalimtar, që do të se Madridi do të duhej të priste deri në janar për ta pasur në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat