Fadil e Xhevdet Muriqi të mërzitur për Fadil Vokrrin, kanë një fjalë... - Bota Sot
Fadil e Xhevdet Muriqi të mërzitur për Fadil Vokrrin, kanë një fjalë...

Futboll

E hënë, 18 qershor 2018

Fadil e Xhevdet Muriqi të mërzitur për Fadil Vokrrin, kanë një fjalë...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2018 Në ora: 21:46
Xhevdet Muriqi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Eroll salihu

Fadil Vokrri e Fadil Muriqi, tandemi më i fortë që kishte gjenerata e artë e Prishtinës. Fadil Muriqi që jeton e vepron në Australi dhe vëllai i tij, Xhevdeti, janë të mërzitur shumë për vdekjen e bashkëlojtarit, Fadil Vokrri.

Vëllezërit Muriqi kanë qenë krahë i fortë i Vokrrit. Fadil e Xhevdet Muriqi kujtojne kohen e artë me Vokrrin e madh.

"Ju shprehi ngushëllime familjes Vokrri dhe gjithë kombit shqiptar, kemi humbë një emër të madh, një sportist të madh. Ne vëllezërit Muriqi, bashkëlojtarë me Vokrrin, kaluam periudhën e artë me Prishtinën dhe sot Vokrri nuk është në mesin tonë. Jemi të pikëlluar për humbjen e legjendës së futbollit", thonë Fadil e Xhevdet Muriqi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test