Kozniku shpreh dhimbjen e madhe për Fadil Vokrrin

Futboll

Kozniku shpreh dhimbjen e madhe për Fadil Vokrrin

Nga: K.Goca Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:18
Ardian Kozniku

Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. Kozniku me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, është i tronditur me vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri.

"Shprehi dhimbjen e madhe për legjendën e futbollit Fadil Vokrrin. Ndjej dhimbje të madhe sepse Kosova dhe shqiptaria humbën një sportist të madh. I shprehi ngushllime familjes së Vokrrit dhe mbarë opinionit shqiptar. Vokrri ka qenë lojtar i madh, pasuri e madhe sportive dhe vdekja e tij na tronditi të gjithëve. Sporti ynë mbetet pa legjendën por gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë dhe historisë shqiptare si futbollisti më i mirë që kemi pasur. Një mik i madh i mi, një emër i madh. Lamtumirë miku im, veprat e tua gjithmonë do të jenë shembull për ne dhe brezat e ardhshëm", tha Kozniku për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat