Injorohet Icardi, trajneri i Argjentinës fton një tjetër lojtar

Futboll

Injorohet Icardi, trajneri i Argjentinës fton një tjetër lojtar

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 17:04
Icardi

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka zbuluar emrin e futbollistit që do të zëvendësojë Manuel Lanzinin e dëmtuar në Botëror.

Ylli i River Plates, Enzo Perez e ka marrë ftesën nga Sampaoli dhe shumë shpejt do të grumbullohet me përfaqësuesen argjentinase.

Lanzini dy ditë më parë kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë duke thyer ëndrrën për të qenë në Botëror.

Në këtë mënyrë edhe një herë Icardi është lënë jashtë Kupës së Botës ku pavarësisht se ka zhvilluar në sezon fantastik në Serie A ai nuk preferohet nga tekniku Sampaoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat