Sejdiu për Vokrrin: Legjendat nuk vdesin

Futboll

Sejdiu për Vokrrin: Legjendat nuk vdesin

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:03
Fadil Vokrri

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka ngushëlluar familjen Vokrri duke e quajtur kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë të ndjerë si dhe ikonën e futbollit Kosovar, Fadil Vokrrin një legjendë që nuk do të vdes.

“Lajm i hidhur për të gjithë: vdes Fadil Vokrri - legjendë e futbollit shqiptar. Humbje e madhe për futbollin e Kosovës, dhembje në shpirt për gjithë ata që e njohën këtu dhe gjithë skajet e globit. Ishte themelues dhe legjendë e futbollit modern. I tillë mbeti - gjithmonë energji e pashtershme.  U shndërrua në legjendë mes të gjallëve. Prehu i qetë mik i dashur - legjendat nuk vdesin!”, ka shkruar ish-presidenti Sejdiu në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat