Ahmeti: Stadiumi i Kryeqytetit do ta mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Futboll

Ahmeti: Stadiumi i Kryeqytetit do ta mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 15:29
Fadil Vokrri

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit, kreut të FFK’së që ndërroi jetë sot në moshën 57 vjeçare. 

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. 

“Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”, konfirmon i pari i kryeqytetit.

Mëngjesin e të shtunës, në moshën 57-vjeçare, ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat