Goli i Vokrrit kundër Luksenburgut e dërgoi Jugosllavinë në Kampionatin Evropian

Futboll

Goli i Vokrrit kundër Luksenburgut e dërgoi Jugosllavinë në Kampionatin Evropian

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:57
Pamje nga ndeshja kundër Luksenburgut

Fadil Vokrri në çdo lojë të tijën ngriste të gjithë në këmbë më brohoritjen, VOKRRI, VOKRRI, VOKRRI.

Të gjithëve ju kujtohet futbollisti i viteve të tetëdhjeta, ylli më i madh i lojës magjike, Fadil Vokrri. Të gjithë e admironin atë. Ai ishte ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës, dhe njeriu që bëri më së shumti për futbollin e Kosovës

Karriera e Fadil Vokrrit kishte filluar me “Llapin” e Podujevës në moshën 15 vjeçare, si junior në KF “Llapi” e më vonë si 17 vjeçar kishte filluar të luante për ekipin e parë.

Pas KF “Llapi” ai kishte filluar të luante për “Elektrotelekomi” në Obiliq, dhe më pastaj është kthyer përsëri në Llap.

Vokrri i ishte bashkuar ekipit të Prishtinës në qershor të vitit 1980. Kontributi i Vokrrit ka qenë shumë i madh në fitoret e Prishtinës.

Ajo se çka mbahet në mend është sidomos loja kundër “Dinamos” të Zagrebit, e veçanërisht kundër “Zvezdes” në Beograd. Më pas Vokrri ka luajtur për ekipin e madh të Beogradit, “Partizani”. Partizani kishte shprehur interesim për talentin e madh të Fadil Vokrrit. Ai kishte qenë përfaqësuesi i vetëm shqiptar që ka veshur petkun e reprezentacioni të Jugosllavisë në ato kohë.

Goli i Fadil Vokrrit kundër Luksenburgut në minutat e fundit kishte quar ekipin në Kampionatin Evropian. Portieri i Luksenburgut, kishte thënë: “ Edhe po të ishin edhe pesë portierë të tjerë nuk do të mund të mbronin golin e Vokrrit”.

Fadil Vokrri pas “Partizanit” kishte luajtur edhe në Francë, si futbollist aktiv e më vonë edhe si trajner.

Ai më vonë ishte kthyer si Kryetar i Federatës së Kosovës në Futboll, duke punuar me përkushtim të madh për sportin.

Falë punës së tij të madhe Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat