Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës

Futboll

Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës

Nga: N.H Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:40
Vokrri dhe Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ndihet i trishtuar për vdekjen e hershme të Fadili Vokrrit. Haradinaj e quan Vokrrin si motivues të madh dhe fitues në të gjitha betejat.

“I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit”, thotë Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj thotë se Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda.

Ja postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.

Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!

Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.

Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve. Ngushëllime Kosovë!

Dritë të pastë shpirti, Fadil!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat