Çitaku: Lamtumirë legjendë, faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove

Futboll

Çitaku: Lamtumirë legjendë, faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove

Nga: Bota sot Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:27
Fadil Vokrri

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar përulësisht Vokrrin për lotët e gëzimit që i dhuroi Kosovës.

“Sot ndërroi jetë legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri. Përulësisht faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lamtumirë legjendë”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat