Salah: Fillova të mendoj se do të humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese - Bota Sot
Salah: Fillova të mendoj se do të humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese

Futboll

E premte, 22 qershor 2018

Salah: Fillova të mendoj se do të humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:55
Mohamed Salah

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, tha se duke e lënë finalen e Ligës së Kampionëve me një dëmtim në shpatull ishte momenti më i keq i karrierës së tij, pasi kishte mbetur i frikësuar edhe për kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Botës.

Salah la fushën e lojës në finalen e Kievit në lot, gjatë muajit të kaluar, pasi u ndesh me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, në gjysmën e parë të humbjes 3-1 të Liverpool. Ky ishte një lëndim, që dërgoi tronditje në mbarë Egjiptin përpara Kupës së Botës në Rusi, megjithëse shefi i ekipit kombëtar, Hector Cuper, ka shpresuar që fituesi i “Këpucës së Artë” në Premier League do të jetë i aftë për turneun e kësaj vere, që nis së shpejti.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi kundër Real Madridit, Salah i tha “Marca” përmes një interviste: “Lënia e finales ishte momenti më i keq i karrierës sime. Fillova të mendoj se do të humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese, – shtoi Salah. – Për ne, që të kualifikoheshim në Kupën e Botës ishte pothuajse si Spanja që fitoi titullin”. Egjipti do ta hapë fushatën e vet në Grupin A të Kampionatit Botëror, kundër Uruguajit, më 15 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test