Salah për herë të parë flet për Sergio Ramosin, ja çfarë thotë

Futboll

Salah për herë të parë flet për Sergio Ramosin, ja çfarë thotë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:56
Mohamed Salah

Salah vazhdon të mbajë inati, ai ende nuk e ka falur Ramosin për dëmtimin në finale të Champions League.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka pranuar se largimi nga fusha në finale të Champions League për shkak të lëndimit në shpatull, ishte momenti më i keq në karrierën e tij, duke shtuar se kishte nisur të frikësohej nëse do të luante në Kupën e Botës.

Salah u largua nga fusha në Kiev mes lotëve pas lëndimit që pësoi në duel me Sergio Ramos në pjesë të parë, ku Liverpooli humbi 3-1 nga Real Madridi.

Kanë kaluar saktësisht 2 javë nga finalja e Champions League dhe Salah për Marca ka treguar se si Ramosi i ka dërguar mesazh, por që nuk e ka folur për atë që bëri në fushë.

“A ju ka dërguar Ramos mesazh…? Po, ai më ka dërguar mesazh, por kurrë nuk i kam thënë “në rregull”.

“Sergio Ramos deklaroi ditë më parë: “Duke parë lojën më mirë ai më kapi më parë nga krahu dhe unë rashë në anën tjetër, në fakt ai e lëndoi krahun tjetër”. Çfarë mendoni ju? Është qesharake”, u përgjigj Salah.

“Salah gjithashtu tha se “nëse ai do të ishte lënduar, mund të kishte luajtur pjesën e dytë. A pajtoheni? (qesh) Mund të them vetëm se gjithmonë është mirë kur ai që ju ka bërë të qajë për herë të parë, atëherë ju bën të qeshni. Ndoshta edhe ju mund të më thoni nëse do të jem gati për Kupën e Botës?”, u përgjigj me ironi Salah.

Duke kujtuar atë natë, Salah i tha Marcas: “Largimi nga finalja ishte momenti më i keq në karrierën time”.

“Nisa të mendoj se mund ta humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese”.

Egjipti do të nisë aventurën në Kupën e Botës me Uruguain me 15 qershor, teksa në Grup do të përballet edhe me Rusinë (nikoqirin) si dhe Arabinë Saudite.

“Për ne, kualifikimi në Kupën e Botës, është ngjashëm sikur Spanja kur fiton titullin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat