Eksperti anglez i futbollit, Maguire: Abramovich mund ta shes klubin për 1 miliard funte

Futboll

Eksperti anglez i futbollit, Maguire: Abramovich mund ta shes klubin për 1 miliard funte

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:38
Roman Abramovich

Miliarderi rus, Roman Abramovich është duke menduar që të largohet nga Anglia dhe ta shes klubin e tij Chelsean, shkaku i vizës. 

Biznesmeni 51-vjeçar është dashur ta marr një vizë të Izraelit që të futet në Angli.

Pas dirsa ditësh doli lajmi që plani për rinovimin e Stamford Bridge do të shtyhet dhe kjo për si përgjigje për mungesën e vizës.

Eksperti i futbollit, Kieran Maguire, ka hedhur alarmin se klubi i Chelseat mund të shitet për 1 miliard euro.

“Situata katastrofike do të ishte që Chelsea të përfshihej në një luftë krizë. Unë nuk mendoj se Abramoviç e dëshiron këtë, pasi ai ka një marrëdhënie të ngushtë me tifozët”.

“Por nëse çështja e vizave nuk zgjidhet dhe ai nuk ndihet i mirëpritur në Londër, atëherë logjike do të ishte shitja e klubit”.

“Do të kishte shumë interes për Chelsean nga Lindja e Mesme, Kina dhe madje edhe SHBA-të”.

“Është një klub qendror në Londër në një demografi të pasur, kështu që është tërheqës dhe Abramoviç do të merrte një fitim të mirë”.

“Unë e kam vlerësuar klubin në më shumë se 1 miliard funte”, ka thënë ai Kieran Maguire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat