Juventus, 70 milionë euro për Barcelona-n

Futboll

Juventus, 70 milionë euro për Barcelona-n

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:19
Massimiliano Allegri

Juventus është në kërkim të goditjes së madhe në mesfushë. Bardhezinjtë nuk kanë hequr akoma dorë nga ëndrra Milinkovic-Savic, por vazhdon të monitotojë edhe alternativa të tjera.

Sipas “Don Balon”, kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë 70 milionë euro Barcelona-s për Ivan Rakitic. Katalanasit kanë vënë në shënjestër Pjanic dhe Eriksen, por nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kroati.

Gjithsesi, sipas mediave spanjolle, është vetë lojtari që duket se kërkon të largohet për shkak të mungesës së hapësirave që do të kishte te “blaugranat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat