Montolivo do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga…

Futboll

Montolivo do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga…

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:22
Lojtarët e Milanit

Të reja të rëndësishme për të ardhmen e Riccardo Montolivo. Sipas asaj që shkruan portali “Fussballeck.com”,  Werder Bremen është i interesuar për të marrë një mesfushor, në gjendje të zëvendësojë Delaney, që do të shkojë te Dortmund dhe italiani ka karakteristikat që i pëlqejnë atyre.

Sipas zërave të fundit, drejtuesit e klubit gjerman janë që tani në Itali për të biseduar me drejtuesit e Milan, që ka të ngjarë të pranojnë largimin e numrit 18.

Montolivo ka një kontratë me Milan deri në qershor 2019, por klubi kuqezi do të ishte gati ta lejonte të largohej me parametrin zero. Kurioz është fakti se Montolivo flet shumë mirë gjermanisht, duke qenë se e ëma e tij është nga Gjermania dhe kjo është arsyeja përse ish-kapiteni i Milan është gati të vazhdojë karrierën në Bremen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat