Llapi nuk ndalet, angazhon edhe Musën

Futboll

Llapi nuk ndalet, angazhon edhe Musën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:56
Llapi nuk ndalet, angazhon edhe Musën

KF Llapi nga Podujeva me marrëveshjen e arritur me futbollistin llapjan, Gent Musa po dëshmon se po i rikthen talentët në klubin e qytetit të lindjes. Me tiparet e tij të një mesfushori tejet të talentuar, Musa ka bindur drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me të kontratë trevjeçare. “Gent Musa nuk ka më shumë se 17 vjet, i cili karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit ‘Besiana’. Më pas ai u transferua tek Shkolla e Futbollit ÇKurda", ku ishte i pazëvendësueshëm në Kategorinë e Kadetëve U17. Genti është pjesë e kombëtares së Kosovës U17, ndërsa i bashkangjitet Llapit për ta japur kontributin e tij në vendlindje. Nga njohësit e futbollit Genti njihet si diamanti më me vlerë i futbollit në Kosovë”, thuhet nga FC Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat