Firmino: Ramos? Kampion europe

Futboll

Firmino: Ramos? Kampion europe

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:06
Firmino: Ramos? Kampion europe

Polemikat dhe debatet pas finales së Ligës së Kampionëve nuk kanë të sosur. Sfida Real Madrid-Liverpul u mbyll (më 26 maj) me rezultatin 3-1, por megjithatë po “luhet” ende me deklarata plot “helm” dhe një “luftë të ftohtë” që po vijon prej disa kohësh, ku protagonistët nuk i kursejnë ofendimet e ironitë për njëri-tjetrin. Dy ditë më parë, Ramos (që u pa si “shkaktari” kryesor i dëmtimit të “yllit” egjiptian Momo Salah) pati thënë:

“Në fillim Salah dhe më pas Karius, ka mbetur vetëm që Firmino të thotë se e ka zënë gripi për shkak të djerrës time.” Ndërsa dje ka qenë radha e sulmuesit Brazilian (Firminos), i cili i është përgjigjur Ramosit me një koment të shkurtër, gjatë konferencës për shtyp të Brazilit. Këto ishin qenë fjalët e sulmuesit nga pika e grumbullimit të “Seleçao”:

“Atij i takon të flasë sepse është kampion i Europës, por këtë herë unë mendoj se Ramos është një idiot dhe nuk dua të komenton asnjë më shumë”. Kapiteni spanjoll i Real Madrid ka përfunduar në qendër të akuzave për duelin me Salah dhe përplasjen me portierin Karius. Kjo ka nisur një seri të gjatë polemikash që duket se do të mbyllet vetëm me fillimin e Kupës së Botës (- 6 ditë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat