Vazhdon të mbetet e paqartë nëse Nabil Fekir do të transferohet te Liverpooli apo jo.
Vetëm pak orë pasi u duk se ishte arritur marrëveshja dhe se Fekir do të transferohej te Liverpooli, ka ardhur reagimi zyrtar i Lyonit ku mohohen raportimet e mbrëmshme se reprezentuesi francez do të kalojë në Premier Ligë.
Në njoftimin e Lyonit thuhet se nuk ka asgjë në lidhej me shkrimet që është arritur marrëveshja me Liverpoolin.
“Informacionet rreth transferimit të Nabil Fekir janë të pavërteta”, shkruan faqja zyrtare e klubit në Twitter.
“Lyon kategorikisht mohon raportimet që futbollisti ynë do të transferohet në Liverpool”. “Në këtë periudhë kur edhe spekulimet më të vogla, u prezantohen njerëzve si të vërteta, Lyon bën thirrje që informacionet e vetme të besueshme do të jenë ato që i postojmë në faqen tonë zyrtare”. Liverpooli është i gatshëm të paguajë 68 milionë euro për ta transferuar 24-vjeçarin në Anfield.