Messi flet hapur

Futboll

Messi flet hapur

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 16:41
Messi flet hapur

“Mundo Deportivo” ka arritur të bindë Leo Messi-n që të japë një intervistë të rrallë. “Pleshti” ka folur për gjithçka dhe, në disa raste, në mënyrë direkte.

Eliminimi me Roma-n ka qenë njolla e sezonit të kaluar: “Nuk ka asnjë shpjegim. Jemi ndier të sigurt më shumë se duhet, kemi fjetur gjumë, e kemi filluar ndeshjen duke pësuar gol pas një pasimi të gjatë dhe nuk kemi arritur të reagojmë. Mbetet zemërimi për mënyrën si jemi eliminuar, por ndeshja e Roma-s kundër Liverpool ka treguar se nuk ka qenë një rastësi”, ka thënë Leo.

Leo ka folur edhe për Zidane dhe Ronaldo: “Nuk e di pse Ronaldo i ka thënë ato gjëra mbi të ardhmen e tij në atë moment, ndoshta ka patur arsyet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Zidane: nuk e di se çfarë ka ndodhur, askush nuk e priste lamtumirën e tij, por nuk mund t’i thuhet asgjë, është larguar në mënyrën më të mirë të mundshëm, si fitues”.

Për Neymar dhe Griezmann: “Sikur Neymar të kthehej, do të ishte shumë bukur. Por më duket shumë e vështirë. Nëse do të shkojë në Madrid nuk do të më vinte aspak keq. Griezmann është një lojtar i madh dhe do të më pëlqente ta kisha në ekip. Problemin e bollëkut në sulm duhet ta zgjidhë trajneri”.

Për Botërorin: “Argjentina mund të fitojë ndaj kujtdo. Në vitet e fundit kemi luajtur tri finale dhe kemi patur fatin e keq të mos fitojmë asnjë. Kam menduar shumë për atë kundër Brazilit… është e vështirë të shkosh aq afër objektivit dhe të mos e arrish. Tifozëve u them se do të japim maksimumin, edhe pse nuk jemi favoritë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat