Nuk janë rregullat e Kosovës, 34 mijë euro për macen që futet në fushë

Futboll

Nuk janë rregullat e Kosovës, 34 mijë euro për macen që futet në fushë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:38
Pamje nga futja e maces

Nuk është Kosovë, por është Evropë. Është fut një mace në fushë, dënimi kapital.  UEFA 34 mijë euro gjobë për një mace në fushë, FIFA vetëm 22 mijë për racizëm
UEFA dhe FIFA janë 2 organet më të mëdha të futbollit, ku ka plot mangësi dhe gjëra për tu përmirësuar. Së fundmi kemi edhe vendime me 2 standarte dhe tepër absurde.

Klubi turk i Beshiktashit, u dënua me 34 mijë euro gjobë, sepse një mace u fut në fushë në ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, FIFA ka dënuar me 22 mijë euro Rusinë, për racizmin e shfaqur në ndeshjen miqësore ndaj Francës. Futja e maces në fushë, rezulton të jetë shkelje më e rëndë se koret raciste të tifozëve në shkallët e stadiumit. Një vendim tepër i çuditshëm, që nuk rezulton fare i logjikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat