Kërçeli zotohet për një Dritë të fortë në Champions

Futboll

Kërçeli zotohet për një Dritë të fortë në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2018 Në ora: 17:13
Fisnik Kërçeli

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Drita nga Gjilani, Fisnik Kërçeli, thotë se synimi është që të përgatiten sa më mirë për garat parakualifikuese të Champions League.  Kampioni i Kosovës pretendon përgatitjet mi zhvilluar për disa ditë edhe jashtë Kosovës, për të mbush bateritë në maksimum. Kërçeli bëri me dije se janë duke hulumtuar tregun vendorë dhe të përforcohen me futbollistë aty ku kanë edhe nevojë. Nga  përforcimet më të mëdha është edhe Betim Haxhimusa, një sulmues i shkathët që vjen nga radhët e Gjilanit, rivalit më të qytetit.

“Bota sot”: Fisnik, Drita është kampione dhe merr pjesë në garat parakualikuese në Champions League, cila është atmosfera dhe motivi aktualisht brenda ekipit?

Fisnik Kërçeli: Atmosfera te kampioni si gjithmonë është pozitive. Motivi është shumë më i madh sepse këtu e përfaqësojnë edhe qytetin edhe Kosovën.

“Bota sot”: A është Drita në pushim?

Fisnik Kërçeli:  Kemi pas 1 javë pushim dhe kemi filluar që një javë përgatitjet, me synim që të jemi sa më të gatshëm për sfidat që na presin në Champions. Përgatitjet do t’i zhvillojmë në Kosovë, sigurisht një javë edhe në Maqedoni ose në Shqipëri, për shkak se aktualisht pasaportat i kemi të bllokuar te ambasada.

“Bota sot”: A do të kërkoni përforcime për garat e Championsit?

Fisnik Kërçeli: Jemi në bisedime me disa lojtarë vendorë dhe ta shohim. Pak ndryshime ka me pasur, ndërsa siç dihet ka shkuar Astrit Fazliu por ka ardhur Betim Haxhimusa. Me Haxhimusën kemi nënshkruar për tri vjet, pra deri në vitin 2021.

“Bota sot”: A jeni ne presion te shortit?

Fisnik Kërçeli: Pak po, megjithatë kemi filluar mi analizuat ekipet.

“Bota sot”: A do të mund t’i përballoni shpenzimet në Champions?

Fisnik Kërçeli:  Pa problem. Synimi ynë është një prezantim i denjë, është diçka e jashtëzakonshme për qytetin tonë dhe sigurisht se përfaqësojmë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat