Dokumenti i vitit 1993, këta janë njerëzit e FFK-së që vunë kontaktet e para me FSHF-në, në kohën kur rrezikohej jeta nga regjimi kriminal serb!

Futboll

Dokumenti i vitit 1993, këta janë njerëzit e FFK-së që vunë kontaktet e para me FSHF-në, në kohën kur rrezikohej jeta nga regjimi kriminal serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Dokumenti flet më së miri se cilët ishin të parët që vunë kontaktet me Federatën e Futbollit Shqiptar pikërisht në vitin 1993. Një dokument i siguruar nga një nga anëtarët e kryesisë së asaj kohe të FFK-së, që kishin kryetar të respektuarin Agim Bytyçi, ku edhe është emri dhe nënshkrimi i tij në fund të dokumentit, qartëson të gjitha dilemat! Dokumenti është me Nr. 16/93, i datës 15.01.1993. Në dokumentin e asaj kohe që kemi siguruar,  e kemi shkruar origjinal siç është dhe mund ta shiihni edhe në foto. Aty më së miri mund ta shihni se kush ishin të parët që vunë kontaktet e para me Federatën e Futbollit Shqiptar në vitin 1993, kur jeta e çdo shqiptari rrezikohej nga milicia kriminale e Serbisë. Ja dokumenti i shkruar në origjinal, pa asnjë ndërhyrje dhe që askush nuk mund ta shtrembëroj: 

Image

Dokumenti

“Federata e Futbollit te Kosoves ka shprehur dëshir te vej kontakte me Federaten e futbollit te Shqiperise. Me 17.12.1992. jane vur kontatket e para ne të cilen muaren pjese z. Bejkush Birçe dhe Agim Suka nga Federata e futbollit te Shqiperise dhe Hamdi Toverlani, Ajet Shosholli, Xhafer Morina dhe Beqir Aliu nga federate e futbollit te Kosoves.

Me qe ne keto biseda nuke u percaktua menyra e bashkpunimit, per shkak te mungeses te pergjgjesve nga Federata e futbollit te Shqiperise, Kryesia e Federates se futbollit te Kosoves caktoi zotrijte Hamdi Toverlanin, Ajet Shoshollin, Sejdi Merkojen, Skender Selmanin dhe Enver Nuredinin, qe me daten 20.01.1993. te udhetojnë ne Shqiperi dhe ti vazhdojne bisedat me pergjegjesit e Federates se futbollit te Shqiperise. Shpresojme se do te hasim ne mirkuptim.

Pershendetje vollazrore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat