Sa fitojnë skuadrat shqiptare në Europa Leagu

Futboll

Sa fitojnë skuadrat shqiptare në Europa Leagu

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Skuadrat shqiptare bëjnë gjithçka për të marrë pjesë në Kupat e Evropës, sepse shkuarja atje do të thotë të ardhura të kënaqshme financiare.

Mësohet se UEFA do të akordojë 550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Europës, sezonin në vazhdim. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. Fituesit e çdo grupi do të marrin një bonus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si skuadrat e vendeve të dyta të çdo grupi marrin nga 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total, që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha, me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71.430 euro. Pra, skuadra më e dobët më renditjen përkatëse do të marrë këtë shumë. Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë euro.

Por sa do të përfitojnë skuadrat shqiptare? Prishtina e “Vala Superligës”, që e nis nga turi paraeliminator, vetëm nga pjesëmarrja përfiton 220 mijë euro dhe, nëse bën mrekullinë e kualifikohet deri në fazën “play off”, do të përfitonte në total 1.3 milionë euro.

Klubet shqiptare, që e nisin në turin e parë kualifikues, deri në “play off” do të arketonin 1 milion e 80 mijë euro. Prishtina, nëse bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). .

Turet kualifikuese

Turi paraeliminator         220.000 euro

Turi i parë kualifikues     240.000 euro

Turi i dytë kualifikues     260.000 euro

Turi i tretë kualifikues     280.000 euro

Faza “play-off”                   300.000 euro

Pjesëmarrja në grupe      2.92 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat