Chelsea shumë pranë emërimit të trajnerit të ri

Futboll

Chelsea shumë pranë emërimit të trajnerit të ri

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 08:32
Chelsea

Chelsea është shumë pranë të arrijë një marrëveshje për ta emëruar Laurent Blanc si trajner të ri të klubit, raporton Daily Express.

Bisedimet mes drejtuesve të Chelseat dhe ish-trajnerit të Francës dhe Paris Saint-Germainit kanë avancuar në ditët e fundit, sipas mediumit britanik.

Blanc planifikon ta marrë me vete ish-trajnerin e Marseille dhe Lille, Franck Passi, në “Stamford Bridge”, si ndihmës trajner.

Klubi nga Londra nuk dëshiron t’ia paguajë Napolit 8 milionë eurot e kërkuar për ta emëruar Maurizio Sarrin, i cili është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti te nën-kampioni italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat