Si e arsyeton humbjen Panucci nga Ukraina?

Futboll

Si e arsyeton humbjen Panucci nga Ukraina?

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 18:15
Cristian Panucci

Cristian Panucci u shfaq mjaft i zhgënjyer në konferencën për shtyp të pas ndeshjes me Ukrainën. Mes vërshëllimave të publikut të pranishëm në stadiumin e Evianit, tekniku i kuqezinjve iu përgjigj vetëm pyetjes së parë të gazetares Ilda Bejleri, për t’u larguar më pas me nxitim.

Çfarë keni bërë gjatë këtyre ditëve për të ndezur zjarrin që mungoi ndaj Kosovës?
Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…

Më pas Cristian Panucci u largua me nxitim nga mikrofoni, pasi thirrjet dhe vërshëllimat e shumta të tifozëve po e bënin të pamundur vijimin e intervistës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat