Reflekto Ajet Shosholli

Futboll

Reflekto Ajet Shosholli

Nga: Skënder Selmani Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:43
Skënder Selmani

Debate

Askush nuk e mohon për aftësitë e juaja si trajner kualitativ, askush nuk e mohon që ke qenë selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në pavarësim, ishe person me autoritet dhe për çdo kënd ishte kënaqësi të takohej me Ajet Shoshollin, që e pranoj që këtë kënaqësi e kam ndie edhe unë. Kohët e fundit thuaja edhe me vite nuk është ma ai Ajet Shosholli me “autoritet”! Pse? Ndoshta vitet e shumta dhe lodhja, apo ndoshta ke qenë kështu nga fillimi i karrierës, po del që paske qenë një përfitues dhe materialist që gjithmonë paske dëshiruar të jesh i pari dhe në ballë. Është mirë Ajet që mos ta imponosh mendimin në opinion, se me ju ka filluar pavarësimi i futbollit që fare s’është e vërtet. Derisa ju nuk jeni kyqur nga ditët e para rreth fileve, mbledhjeve të para të ndërmarra nga një grup dashamirë të sportit dhe shtetit të Kosovës në pavarësimin e futbollit. Në atë takimin në shkollën fillore “Asim Vokshi” jeni ftuar, por nuk erdhët edhe pse keni qenë të ftuar arsyen për mospjesëmarrjen e juaj e dini ju e në vendin e juaj morë pjesë Arbnor Morina.

Pastaj ju nuk keni qenë dhe nuk keni pas qasje në organizimin e ndeshjes historike me Shkëndijen e Tetovës në vitin 1992. Ju keni qenë vetëm Selektor. Ju prononcoheni në një media nga një pinjoll se gjëja ju jeni protagonist kryesor në aranzhimin e ndeshjes historike me Shkëndijen e Tetovës dhe kombëtaren e Shqipërisë në vitin 1993. Opinioni në atë kohë dhe organet drejtuese të federatës në pavarësim, e dijnë shumë mirë që edhe ju e dini se kush ka qenë Kryetar i Këshillit Organizativ te dy ndeshjeve historike, e dini por po ta kujtoj ka qenë SKËNDER SELMANI. Ju e dini se kush e ka sponzorizuar shkuarjen kush e ka sponzorizuar shtatë ditë përgatitjet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë në drekat pas ushtrimeve, që ka ndodhë edhe deri në 40 vetë të jeni në drekë. Kush i siguroj trajnerët, fanellat, çantat.

Image

Kombëtarja e Kosovës në vitin 1993 

Ta kujtoj se në Tetovë në Breg të Diellit ishim 7 ditë ku të gjitha i siguroi nikoqiri Shkëndija, kurse autobusin e siguroi “Sharr Turisti”. Ju duhet ta njoftoni opinionin se si selektor se cilët lojtarë të asaj kohe te janë përgjigjur ftesës. A ju ka përgjigjur ftesës edhe pse ishin ftuar disa yje që ishin jashtë kush ju përgjigj e kush jo.  Pse nuk ju përgjigj ardhjes dhe pse nuk erdh kryetar i juaj i tanishëm dhe atëherë futbollist i njohur Fadil Vokrri, të kontribuon në ndeshjet historike si futbollist. Në këto dhe pyetje tjera rreth pavarësimit, duhesh të përgjigjesh dhe mos të hezitosh realitetin me paraqit. Reflekto drejt! Trego Ajet se si ne kontiunitet i ke luftuar kuadrot e trajnerëve të gjeneratës tuaj dhe disa lojtarëve të asaj kohe duke i ofenduar dhe ti denigroni që të jeni i vetmi kontribuues dhe i vetmi ekspert meritor.

Që një kohë të gjatë jeni kryetar i shoqatës trajnerëve të Kosovës, si erdhe në këtë post në vend të ndjerit Hamdi Govorit, si u vendose me kuvend zgjedhor apo pa kuvend që do të thotë vetëm me bekimin e kryetarit Vokrri pa kuvend. Një kohë të gjatë jeni edhe kryetar i këshillit profesional dhe i disa komisioneve. Pastaj luftuat me mase të madhe disa trajner vendorë, që është dashtë të largoheni nga kjo veti. Patët konflikt interesi edhe në disa poste edhe trajner në Vëllaznim edhe në Trepçë.

Ishit trajner në Trepçë në Superligë, me juve ra në ligën e parë, pastaj drejtor i klubit në Trepçë në ligën e parë dhe katastrofë, dhe me juve në barazh për të mbetur në ligën e parë. Reflekto Ajet. Ti e din që asnjëherë s’jeni të ftuar nga Vokrri të jeni pjesë e delegacionit ne Lobim, dhe çka është më kryesore nuk u ftove në delegacionin e futbollit kosovar që të jesh prezent në Budapest kur u pranuam në UEFA dhe FIFA. Së fundi e more përgjegjësin që të “fusësh konfliktin” mes shokëve të gjeneratës artë të Prishtinës Ku ti i udhëhoqe si trajner. Ndoshta nuk të ka ardhë dita të jesh servil vetëm për të ekzistuar. Ajet çdo fillim e ka edhe fundin. Je mbi 70 vjeç, je lodh dhe ki nevojë për një pushim. Gëzoje jetën në pleqëri.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat