Chelsea do të bëjë ofertë për Andersonin gjatë kësaj jave

Futboll

Chelsea do të bëjë ofertë për Andersonin gjatë kësaj jave

Më: 30 maj 2018 Në ora: 00:11
Felipe Anderson (Getty Images)

Chelsea është i vendosur të nisë një ofertë për mesfushorin me tipare sulmuese të Lazios, Felipe Anderson.

Drejtuesit e Chelseat u impresionuan nga Anderson këtë sezon, me brazilianin që zhvilloi formën më të mirë të karrierës gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Chelsea mund të nisë një ofertë këtë javë për mesfushorin.

Blutë, pavarësisht nga dyshimet për statusin e menaxherit të tyre në sezonin e ardhshëm, janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë të rinj.

Kështu, drejtuesit e skuadrës nga Stamford Bridge do të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e Anderson.

PSG gjithashtu ka qenë i lidhur me mesfushorin sulmues, me presidentin e Lazion Claudio Lotito që kërkon 60 milionë euro për të shitur.

Edhe skuadra tjetër angleze, Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e yllit brazilian, i cili ka mundësi të largohet nga Olimpico gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat