Hamsik ndryshon planet: Do të ishte një nder të luaja për Ancelotti-n

Futboll

Hamsik ndryshon planet: Do të ishte një nder të luaja për Ancelotti-n

Më: 29 maj 2018 Në ora: 18:03
Marek Hamsik

Marek Hamsik ka sugjeruar se mund të qëndrojë te Napoli këtë verë.

Hamsik është përfolur për një transferim fitimprurës në Kinë, por kapiteni napolitan mesa duket ka ndryshuar mendje pas emërimit të Ancelotti-t.

“Nuk ka ndodhur asgjë në ditët e fundit, nuk di asgjë rreth së ardhmes sime,” shprehet ai për mediat sllovake.

“Jam akoma një lojtar i Napolit. Kam një kontratë për tre vite të tjerë. Ancelotti? Kemi folur në telefon, dhe do të ishte një nder i madh të luaja për një trajner si ai.

“Presidenti De Laurentiis ka sjellë dikë që ka fituar aq shumë, dhe kjo më bën të lumtur. ai do të sjellë mentalitetin fitues në Napoli.

“Sarri? Ai punoi shumë mirë dhe jemi rritur shumë me të, por mbase vjen një pikë ku nuk ke çfarë të japësh.

“Nuk duhet harruar puna e madhe që ka bërë ai.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat