Kë e favorizojnë bastet Kosovën apo Shqipërinë?

Futboll

Kë e favorizojnë bastet Kosovën apo Shqipërinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2018 Në ora: 10:40
Pamje nga një ndeshje

Bastet e ndryshme e favorizojnë Shqipërinë në miqësoren me kombëtaren e Kosovës. Ndeshja që pritet me padurim sidomos ka zgjuar interesim të madh në diasporën shqiptare.  Bet365 për fitoren e Shqipërisë e ka koeficientin 1.85, për barazim 3.00 dhe për fitoren e Kosovës 4.00. 

“Expekt” ka koeficientin 1.97 për fitoren e kombëtares shqiptare, kurse për barazim 3.15 dhe 4.20 për fitoren e Kosovës. “ComeOn” e ka 2.00 për fitoren e Shqipërisë, 3.20 për barazim dhe 4.25 për triumfin e Kosovës. Koeficientet janë koeficiente sepse gjithçka do të shihet në fushën e lojës. Ndeshja luhet sonte (20.00) në Zurich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat