Çfarë thotë Sermaxhaj për sfidën Kosovë-Shqipëri?

Futboll

Çfarë thotë Sermaxhaj për sfidën Kosovë-Shqipëri?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2018 Në ora: 19:44
Genc Sermaxhaj

Ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri do të luhet në shtetin e Zvicrës përkatësisht nesër në orën 20.00 në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është një ndeshje emocionuese. “Takimi Shqipëri - Kosovë është mirëseardhur për të dyja kombëtaret sepse kanë mundësi t’i shohin nga afër futbollistët e ftuar dhe formën e tyre aktuale.

Ajo çfarë ka bërë trajneri Challandes, është për t’u vlerësuar ngase ka ftuar disa futbollistë të kombëtares U21, të cilët në ndeshjet e tyre eliminatore treguan formë të mirë dhe me të drejtë janë ftuar nga trajneri i kombëtares. Gjithashtu edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë Panucci, ka mundësi t’i shohë futbollistët e ftuar dhe formën e tyre. 

Rezultati për ne shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka rëndësi aq të madhe sa ka rëndësi ndeshja e mirë e atraktive, të ketë gola e raste të mira shënimi, të aplikojnë lojën që kërkojnë trajnerët, prandaj rezultati në këtë ndeshje ‘vëllazërore’, është në plan të dytë”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat